• Elegancë dhe komoditet në Oberon Residence: Shërbime që bëjnë diferencën.
  • Jeto me stil në Oberon Residence: Çdo detaj është një kryevepër.
  • Oberon Residence: Aty ku komoditeti shprehet në çdo detaj.

RRETH OBERON RESIDENCE:

Projekti ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbime. Rezidenca Oberon vjen me një dizajn modern dhe linja te pastra duke hyrë në peizazhin e zonës në mënyrë organike falë gjeometrisë të objektit. Arkitektura e thjesht dhe bashkëkohore lejon depërtimin e ajrit dhe dritës së diellit si edhe një fushëpamje të gjerë nga çdo apartament në të gjithë qytetin. Me qëllim jetësimin e konceptit të një ndërtese eficente, gjatë zhvillimit të projektit, arkitektët tanë u fokusuan në optimizimin e ndërthurjes së dizajnit efikas të energjisë, arkitekturës dhe komoditetit në banim.

Image
Residenca Banimi

Ndërtimi i rezidencave është më shumë se vetëm ndërtimi i shtëpive por, është art që përmban aspekte të mëdha teknike dhe kreative. Nëpërmjet harmonizimit të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit, ndërtesa e një rezidence shfaq bukurinë dhe sigurinë në një vend ku njerëzit jetojnë, punojnë, dhe krijojnë kujtime të çmuara. Ky art ndikon në jetën e përditshme të banorëve dhe më tej.

Image
Vendodhja

Zbuloni Oberon Residence, një oaz urban vetëm 10 minuta larg në këmbë nga Sheshi Skënderbej. Kompleksi ynë rezidencial ekskluziv ka dy ndërtesa elegante me një dizajn modern dhe pamje panoramike mbi qytet. I pozicionuar në unazën e qytetit, në kryqëzim të rrugës Siri Kodra me rrugën Reshit Petrela e bën atë lehtësisht të aksesueshem. Zona është e pasur me shërbime si supermarkete, shkolla, kopshte, poliklinika dhe vetëm 7 minuta larg nga qendra spitalore Nënë Tereza.

Image
Hapësira të përbashkëta

Hapësirat e rekreacionit të përbashkëta janë ambiente ku njerëzit mund të relaksohen, të bëjnë aktivitete të shëndetshme dhe të kalojnë kohë të çmuar me familjen dhe miqtë. Këto hapësira përfshijnë parqe, dhe zona të tjera të destinuara për argëtim dhe stërvitje. Ato janë vendet ku njerëzit e gjejnë freskinë dhe kënaqësinë e natyrës, zhvillojnë sporte, ose thjesht shijojnë momente të qeta në mes të qytetit të zhurmshëm. Hapësirat e rekreacionit të përbashkëta janë thelbësore për mirëqenien dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit lokal.

OBERON RESIDENCE | 360 Tour

OBERON RESIDENCE GALLERY

REZERVO APARTAMENTIN E ËNDËRRAVE TË TUA TANI...